Produktet HTS tentiQ janë projektuar dhe prodhuar në fabrikën tonë të certifikuar nga ISO 9001:2015 që ndodhet në Kefenrod në Gjermani.
Novacioni dhe teknologjia janë gjërat më të rëndësishme në filozofinë e kompanisë që investon gjerësisht në procesin e prodhimit pasi ai është thelbësor për suksesin tonë të vazhdueshëm. Kjo politikë e investimit të vazhdueshëm siguron që kompania të arrijë përherë cilësi të lartë prodhimi, efikasitet dhe produktivitet.
Pikat e forta kryesore të projektimit dhe prodhimit
Angazhimi ynë për cilësi reflektohet në produktet që ne projektojnë dhe prodhojmë. Të gjitha produktet e HTS tentiQ i nënshtrohen analizave të rrepta të projektimit të strukturave për t’ju dhënë ju sigurinë e plotë se produktet tona ofrojnë performancë të jashtëzakonshme gjatë gjithë ciklit të tyre të përdorimit.
- Kompania operon nga një fabrikë moderne prodhimi me 64,000m², projektuar dhe ndërtuar posaçërisht për volumin e madh të prodhimit të gamës tonë të shumëllojshme të sistemeve të strukturave të përkohshme dhe aksesorëve për to.
- Fabrika ka aftësinë dhe kapacitetin të funksionojë 24 orë në ditë duke mundësuar një prodhimtari deri në 30,000 m² të produkteve të strukturave të përfunduara të përkohshme në javë. Kjo bën që kërkesat e larta për produktin dhe afatet fikse të livrimit të arrihen gjatë gjithë vitit.
- Një departament i madh i projektimit teknik dhe analizës së strukturave i pajisur më së miri me programet më të fundit, përfshi aplikimet më të përdorura të industrisë të tilla si AutoCAD dhe Strucad. Një angazhim i fortë për të investuar në teknologjinë e re mundëson si projektimin e produkteve të reja ashtu dhe projektimin sipas kërkesave të veçanta. Kjo bën që projekti të arrijë cilësinë më të lartë, zgjidhje sipas vlerave inxhinjerike që përmbushin kërkesat e sakta.
- Fabrika përfshin gjashtë holle pune të ndërtuara enkas, secili i pajisur plotësisht me sisteme të vinçave nga lartë të cilët mundësojnë ecurinë e duhur të produktit në të gjithë procesin e prodhimit që nga materiali i parë deri tek produkti i përfunduar.
- Të gjitha pjesët kryesore të skeletit (shtyllat vertikale, ato horizontale, trarët për kulmin e çatisë dhe kulmet) prodhohen në një prej pesë makinerive robotë me shpejtësi të lartë të kontrolluar nga kompjuterë me 5 akse. Këto metoda të përparuara të prodhimit ofrojnë një prodhim me precesion tejet të lartë, që pasqyrohet në një produkt perfekt të përfunduar.
- Të gjithë komponentët e skeletit kalojnë në një proces të rreptë të kontrollit të cilësisë dhe të procedurave të inspektimit përfundimtar. Pas inspektimit përfundimtar produktet paketohen, lidhen dhe përgatiten që të dërgohen te klienti.
- E gjithë puna e fabrikës mbështetet tërësisht nga një sistem infrastrukture i besueshëm që na mundëson të prodhojmë sistemet tona të tendave pa mbështetje në mes, si dhe aksesorët më të mirë në botë në mënyrë të efektshme dhe efikase.