Nga tenda të vogla e të thjeshta për festa deri në struktura të mëdha sipas kërkesë – dhe çdo gjë tjetër ndërmjet
- Një nga gamat më të mëdha dhe të larmishme të tendave dhe strukturave
- Zgjidhje për çdo eveniment sportiv, të aviacionit, ushtarak, të industrisë e më shumë
- Prodhim vendas gjerman bazuar mbi certifikimin ISO
- Produkte të shpejta, direkt nga fabrika, me çmime konkurruese me shpërndarje globale
Zgjidh një gamë produkti
Nuk mund ta shihni atë që kërkoni?
Një pikë e vetme për tendat dhe strukturat e përkohshme
Ne kemi punuar shumë gjatë viteve për të siguruar që të kemi një sërë produktesh dhe shërbime mbështetëse që mund të plotësojnë pothuaj çdo nevojë – deri sa u bëmë një pikë e vetme për tendat dhe strukturat e përkohshme.
Zgjedhje e zgjeruar
Një zgjedhje e zgjeruar dhe e shumëllojshme me më shumë se 600 tenda, struktura të përkohshme dhe aksesorë – për shitje në të gjithë botën.
Shtrirje globale
Ekipi i brendshëm i shitjeve me më shumë se 60 ekspertë janë vendosur në mënyrë strategjike në të gjithë botën, e ofrojnë njohuri vendore, mbështetje dhe shpërndarje në shumicën e rajoneve globale.
Projektim dhe novacion
Novacion i vazhdueshëm duke përdorur teknologji dhe materiale të avancuara, përfshi gamën e strukturave unike dhe krejtësisht të patentuara me karbon hibrid.
Disponueshmëri
Fabrika prodhimi jashtëzakonisht moderne që mund të prodhojnë 60,000 m² struktura të reja në javë – duke siguruar dërgim të shpejtë, ekonomik dhe direkt nga fabrika në të gjithë botën.
Mbështetje
E gjithë mbështetja teknike që ju duhet përpara, gjatë dhe pas shitjes, përfshi instalimin e plotë dhe menaxhimin e projektit kur nevojitet.
Dëshmi

Instituti i Arteve në Barcelonë, Spanjë - Studio e përhershme kërcimi
Vizitorët që vinë në Institutin e Arteve në Barcelonë na lavdërojnë shpesh rreth strukturave HTS tentiQ . Personeli dhe studentët thonë se studiot janë me dritë, me ajër dhe frymëzuese për të punuar në to dhe projektimi përshtatet mirë me ndërtesat tona të përhershme. HTS tentiQ na ndihmoi vërtetë tej mase në shumë mënyra - kujdesi personal nga të gjithë, krijoi një përvojë vërtetë shumë të mirë
Mark Lethem, President, Instituti i Arteve në Barcelonë

Chateau de Thanville, Francë – Tendë gjysmë e përhershme për evenimente
Klientët tanë janë të mahnitur nga hapësira dhe qartësia e ofruar nga tenda me muret e saja të tejdukshme që lejojnë të shihet pamja nga parku dhe kështjella. Instalimi i dyshemeve me parket prej druri, llambadarët e mrekullueshëm, tarraca në natyrë prej druri dhe ornamentet krijojnë një mjedis frymëzues për të gjitha llojet e evenimenteve private ose të biznesit. Ne jemi shumë të kënaqur me këtë investim që i shton vlerë vendit tonë.
S. Wagner, Kështjella Thanvillé

Link-Belt Cranes, Kentucky
Link-Belt Cranes përdor HTS tentiQ Manhatan në dy panaire të mëdha tregëtie në Las Vega dhe Munih. Struktura është një karakteristikë shumë tërheqëse dhe unike e panairit që është ngritur mbi Biljax Deck dhe ka një fasadë të zezë, me dritare të errëta dhe emblema kudo në parapetin parësor. Me ndihmën e strukturës së mrekullueshme të Manhatanit dhe punën tonë ne e dimë se shpërndarësit tanë dhe klientët e tyre kanë kaluar orë të tëra në panairin tonë duke shijuar demonstrimet, mikpritjen dhe konferencat.
Tonya Creasman, Menaxhere, Promovimi i marketingut

La Closerie de Montgermont, Francë – Çadër Marquee për dasma
Ne na duhej një vend i ri për dasmat dhe pritjet në La Closerie de Montgermont por nguronim të përdornim një çadër standarde. Pasi u takuam me ekipi e HTS tentiQ ne zgjodhëm çadrën NIZZA që është shumë e fortë, tërheqëse dhe e lehtë për t’u pastruar. Të gjithë mysafirët dhe personeli në La Closerie de Montgermont janë jashtëzakonisht të kënaqur me këtë zgjedhje.
Zoti Jean-Marie BOEGLIN, La Closerie de Montgermont

Hoteli Llechwen Hall, Uells – Çadër Marquee gjysmë e përhershme për dasma
Cilësia e produkteve ishte e shkëlqyer dhe për fat të mirë kështu ishte edhe cilësia e shërbimit. Që nga pyetjet e para, deri në konsultimin për projektimin, ndërtimin dhe kujdesin e më pasmë, ekipi në HTS tentiQ na ka dhënë një shërbim të shkëlqyer, që ishte miqësor, informues dhe tërësisht mbështetës. I rekomandojnë ata tej mase. E falënderojmë të gjithë ekipin!
Amar Gor, Menaxher për zhvillimin e biznesit, Hoteli Llechwen Hall

Ardenne Métropole, autoriteti vendor, Francë
Ne jemi shumë të kënaqur me çadrën e HTS tentiQ si një vend i ri për mikpritje për Ligën e Basketbollit për Femrat. Dy klubet vendore të basketbollit mund të mirëpresin tani partnerët e tyre në një mjedis të mrekullueshëm dhe impresionues që është tërheqës, funksional dhe jetëgjatë. Grupet dhe bizneset e tjera vendore po ashtu do të mund ta shfrytëzojnë këtë hapësirë të re për evenimentet e tyre.
Yann Henron, Ardenne Métropole

Traiteur By Issa, Guine - Çadrat Pagoda
Falë produkteve HTS tentiQ unë jam bërë një lider i tregut në industrinë e evenimenteve në Guine. Jam krenar që ju ofroj produkte HTS tentiQ klientëve të mi që janë prodhuar në Gjermani dhe ofrojnë siguri, cilësi dhe shërbim tregtar të klasit të parë që vlerësohet së tepërmi.
Thierno Issa Diallo, PDG, Traiteur By Issa